Trupat e Suhelit dhe Shaqirit u varrosën sot në Shkup, gjashtë muaj pas vdekjes së tyre

Trupat e Suhel Ahmed Ahmed dhe Ahmed Shakir, migrantë 35 dhe 38 vjeç nga Bangladeshi, sot me rituale fetare u varrosën në varrezat e Butelit në Shkup, pasi gjashtë muaj qëndruan në morg për shkak të procedurave burokratike, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Migrantët humbën jetën më 25 qershor, kur një automjet i mallrave me emigrantë brenda pësoi një aksident trafiku, me ç’rast 17 migrantë të tjerë u lënduan, ndërsa shoferi u arratis nga vendi i ngjarjes.

Vendimi i varrimit të migrantëve është marrë pasi Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë konfirmoi se trupat janë identifikuar dhe se mund të varroseshin.

Që atëherë, sipas Jasmin Rexhepit nga organizata joqeveritare Legis, trupat e tyre janë marrë nga autoritetet e mjekësisë ligjore dhe nga aty janë transferuar në morgun e varrezave në Butel.

Rexhepi për AA tha se që nga atëherë e deri më sot, rasti i migrantëve të vdekur nga Bangladeshi është endur në labirinte të institucioneve të Maqedonisë. Sipas tij, në mbi 30 raste të tilla, procedurat janë njohur shumë mirë, sepse, siç tha ai, pasi mjekësia ligjore ka përfunduar punën, prokurori ka dhënë udhëzime që ata të varrosen.

“Në nuk kemi mundur t’u ofrojmë siguri në rrugët tona në vendin tonë, së paku që kemi mundur t’u ofrojmë është një varrim dinjitoz”, tha Rexhepi.

Rexhepi gjithashtu theksoi se për varrimin e sotëm janë njoftuar edhe të afërmit e tyre, por për shkak të gjendjes financiare nuk kanë mundur të marrin pjesë.

Gjatë periudhës së krizës së refugjatëve në viitn 2015 dhe 2016, Maqedoni ishte pjesë e të ashtuquajturës “rruga ballkanike” përmes së cilës kalonin refugjatët dhe migrantët që vinin nga Lindja e Mesme. Nga muaji mars i vitit 2016, kjo rrugë u mbyll zyrtarisht. Sipas të dhënave të Iniciativës rajonale për migracion, azil dhe refugjatë (MARRI), nëpër këtë “rrugë ballkanike” në vitin 2015 dhe 2016 kanë kaluar mbi 1.1 milionë njerëz.

Ndryshe, nga fillimi i krizës së refugjatëve deri në miratimin e ndryshimeve në Ligjin për azil në muajin qershor 2015, ndryshime të cilat u lejonin refugjatëve të shfrytëzojnë transportin publik gjatë transportit nga kufirini jugor drejt kufirit verior të Maqedonisë, në territorin e vendit kanë humbur jetën së pakur 30 refugjatë