Trupi i dytë i pajetë në Pirin nuk është shtetas i Maqedonisë

Policia bullgare ka identifikuar trupin e dytë, i cili u gjet së bashku me trupin e një turisti bullgar të cilin e kërkonin prej një jave, raporton “24 Çasa”. Siç njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, trupi i dytë është i një shtetasi serb, e jo i një shtetasi nga Maqedonia.

Marketing

Turisti serb ka festuar Vitin e Ri në një hotel familjar në këtë zonë dhe më 1 janar ka shkuar në shëtitje në majën “Vihren” në malin Pirin.

Reklama
Një video e realizuar me dron tregon se ka edhe një xhaketë të kuqe në zonën ku janë gjetur dy trupat, por nuk dihet nëse ka një person në të apo bëhet fjalë vetëm për veshje e jashtme.

Reklama
Ekipet e shpëtimit komentojnë se xhaketa ishte në një lartësi shumë më të madhe se vendi ku gjetën dy alpinistët e vdekur dhe se për momentin nuk ka qasje në vend.

Një helikopter i Forcave Ajrore Bullgare nuk do të mund të ndihmojë në tërheqjen e trupave për shkak të erërave të forta në atë zonë. Në këtë mënyrë nuk do të jetë e mundur të shikohet në këtë vend për të parë nëse ka ndonjë person tjetër, komentuan shpëtimtarët malorë./