Trupi i pajetë i Alexey Navalny i dorëzohet familjes

Trupi i pajetë i opozitarit dhe kundërshtarit të Vladimir Putin, Alexey Navalny i është dorëzuar nënës së tij, tha të shtunën zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.

Marketing

“Trupi i Alexeit iu dha nënës së tij. Faleminderit shumë të gjithëve që e kërkuan këtë me ne”, ka shkruar ajo në platformën X.

Kundërshtari politik më i njohur i Vladimir Putinit vdiq në burg më 16 shkurt, dhe nëna e tij Lyudimila Navalnaya, ka kërkuar prej ditësh nga autoritetet ruse që t’ia dorëzojnë trupin e djalit, raportoi SkyNews.

Yarmish ka thënë se për detajet e varrimit nuk dihet ende, dhe është e paqartë nëse autoritetet do të “ndikojnë” në të. Navalnaya kishte dhënë ultimatum një ditë më parë, me autoritetet ruse që kishin thënë se djali i saj do të varrosej në koloninë penale ku ai vdiq nëse ajo nuk pranonte brenda tri orësh ta varroste pa ceremoni publike.

Familja e Navalnyt dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar presidentin rus për vrasjen e tij – një akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar.