Trupi koordinues kuvendor për pajtim dhe integrim sot paradite pas dyerve të mbyllura e ka filluar takimin në të cilin duhet të shfaqen mendimet lidhur me përmbajtjen e ligjit për pajtim për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Trupi koordinues që e udhëheqin kryetarja e Kuvendit Frosina Remenski Tashevska dhe Emilija Aleksandrova nga grupi i deputetëve të pavarur numëron 25 anëtarë mes të cilëve edhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve të deputetëve me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesit e deputetëve të pavarur dhe partitë të cilat nuk kanë grupe të deputetëve.
Takimi zhvillohet pas dyerve të mbyllura për opinionin, ndërsa në të nuk marrin pjesë një pjesë e anëtarëve të cilët mungojnë për shkak detyrave zyrtare.
A do të mbështet ligji për pajtim nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të varet nga ajo që është ofruar, thonë deputetët e këtij grupi pavarësisht se nuk marrin pjesë në punën e trupit koordinues.
VMRO-DPMNE-ja opozitare propozoi, por shumica qeveritare nuk e pranoi ligjin për amnisti të plotë për dhunën më 27 prill. Nga LSDM-ja përsëritën se nuk mund të ketë amnisti për ata që kanë planifikuar, porositur dhe kryer dhunën e 27 prillit.