Truproja e Brad Pitt “godet” Angelina Jolie në gjyq, dëshmon kundër aktores: E dëgjova kur i tha fëmijëve se…

Truproja e Brad Pitt dëshmoi kundër Angelina Jolie, mes mosmarrëveshjeve ligjore të çiftit për pasurinë e një ferme me punishte vere në Francë si dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Marketing

Në seancën e fundit, sipas Page Six, një ish-roje sigurie që punonte për çiftin dëshmoi se kishte dëgjuar më parë Jolie t’i nxiste fëmijët të shmangnin babanë e tyre.

Ai pohon se ai dhe anëtarët e tjerë të stafit e dëgjuan atë t’u thoshte fëmijëve që të mos kalonin shumë kohë gjatë vizitave me babanë e tyre . “Midis 2000 dhe 2020, kam ofruar shërbime personale të sigurisë për Angelina Jolie dhe familjen e saj, dhe tani unë ofroj shërbime për Brad Pitt ”, tha Tony Webb në dosjen e tij.

Ai pretendon se puna e tij përfshinte “sigurinë e Jolie dhe familjes së saj kur ata ishin jashtë SHBA-së”.

Përveç kësaj, ai ishte përgjegjës për të gjitha marrëveshjet e konfidencialitetit të nënshkruara nga ata që punonin me Angelina Jolie, madje edhe punonjësit e hoteleve ku ajo qëndronte me familjen e saj.

Pas ndarjes së saj me Brad Pitt dhe për disa vite të tjera, ai vazhdoi të punonte për të dhe atëherë e dëgjoi atë duke i dhënë këshilla fëmijëve të saj për babanë e tyre.

Së fundi, ai shtoi se ka edhe anëtarë të tjerë të stafit që mund ta konfirmojnë dëshminë e tij, ndërsa ka theksuar se në të kaluarën një punonjës i Jolie-t i ka kërkuar që t’i ndalojë që të mos dëshmojnë.