Truproja e Kurtit sulmon fizikisht gazetaren, ai vazhdon rrugën pa e “çarë kokën” (VIDEO)

Sot kryeministri, Albin Kurti së bashku me ministrat, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu, kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës.

Marketing

Ndonëse aktiviteti i tyre ishte planifikuar të shkoj ‘mbarë e mirë’, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dhe kjo për shkak se njëri ndër truprojat e Kurtit ka penguar gazetaren Blerta Dalloshi në kryerjen e detyrës së saj.

Në videon e postuar nga vetë gazetarja shihet se ai e ka shtyer atë duke ia kapur krahun me forcë, dhe sipas saj, i njejti ka ndalur edhe kamerën me te cilen po xhironin.

Dalloshi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se kjo është hera e dytë që mbrojta e afërt e Kurtit është duke e penguar atë që të kryej detyrën e saj si gazetare, vepra të cilat ajo i ka cilësuar si sulm.

“Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me i marrë armën atij”, ka deklaruar Dalloshi.

Kjo ngjarje nuk i ka ikur Kurtit pa e parë, por ai ka zgjedhur të heshtë.

Ky është postimi i plotë i gazetares Blerta Dalloshi.

Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por mbrotje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me I marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjirha të mirat dhe të kqiat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp. Edhe dicka, I di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk I kam tejkaluar ato

https://www.facebook.com/blerta.dalloshi/videos/635157991961492/?ref=embed_video&t=4

Marketing