”Truri” i vendit po shpërngulet masivishtë/ Skenari i Entit parashikon 1.2 milion popullsi deri vitin 2070

Rreth 15 mijë të rrinjë në vit po migrojnë nga vendi, shumica prej tyre me arsim të lartë, thotë drejtori I Entit Shtetëror për Statistika Apostol Simovski, e sipas disa matjeve të Entit, deri vitin 2070 thuhet se popullsia ne vend mund të bjerë në 1.2 milion.

Marketing

“Vlersimi ynë është se për momentin rreth 15 mijë njerëz në vit zhvendosen nga vendi dhe numri më I madh I tyre janë të rrinj të moshës 20-30 vjec të cilët të paktën kanë shkollë të mesme e një përqindje e madhe kanë dhe arsim të lartë” – tha Apostol Simovski, drejtor i Entit Shteteror per Statistika.

Qeveria e re po paralajmëron shtesa për fëmijën e tretë për ta rritur natalitetin, e Simovski thotë se këto masa janë të kota. Ai sugjeron masa të tjera për strategji demografike.

“Unë jam kundërshtar I madh I masave të këtilla demografike pasi asnjëherë dhe askund nuk kanë dhënë rezultate…cështja kyce në strategjinë demografike është të fokusohemi te arsyet e migrimit, duhet të mbrohet popullata fertite, gjyshet nuk mund ti cojmë të lindin” – tha Simovski.

E sa I përket regjistrimit në Shqipëri, për dallimin e madh të numrit të Maqedonasve të regjistruar kundrejt Bullgarëve, në krahasim me trendet e regjistrimit të kaluar, Simovski thotë se ka pasur mobilizim dhe propagandë nga Bullgaria por thotë që skanë faj as Shqipëria si shtet e as popullsia që e ka pranuar sfidën e marrjes së dokumenteve të cilat sigurojnë lëvizje të lirë në EU.

Marketing