Tryeza e Rrumbullakët e GPNP-së për përforcimin e bashkëpunimit ndërsektorial për t’i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (GPNP), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit që vepron si komitet teknik i GPNP-së, sot në Shkup, do të mbajë Tryezë të Rrumbullakët me temë “Përforcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për t’i avancuar të drejtat zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara”.

Marketing

Qëllimi i evenimentit është aktualizimi i diskutimit për pjesëmarrjen e kufizuar të personave me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor, si dhe propozimet e mundshme për avancimin e bashkëpunimit ndërsektorial në drejtim të përfshirjes dhe realizimit të organizatave të tyre qytetare dhe ndërkombëtare zgjedhore.

Në Tryezën e Rrumbullakët, përveç deputetëve anëtarë të GPNP-së, të ftuar janë edhe përfaqësuesit e KSHZ-së, ministritë relevante, Avokati i Popullit, Trupi Koordinues Nacional për Zbatimin e Konventës për Avancimin e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe organizatat qytetare dhe ndërkombëtare.

Marketing