Tsipras: Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet për fillimin e negociatave me BE-në

Shtyrja e negociatave inkuadruese për Maqedoninë e Veriut ishte, jo nën arsyetimin se Maqedonia e Veriut nuk i kreu reformat, por kryesisht për shkaqe procedurale, thotë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në intervistë për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek, ERT3, lidhur me konkludimet e BE-së për vendin tonë dhe sqaron se ky vendim i referohet pamundësisë që Parlamenti gjerman të japë miratim, “sepse mbyllet për pushimet verore dhe nuk mund të kjo të ndodhte në samitin e pardjeshëm”.

Marketing

“Klima, siç kuptova unë është perceptim unanim, pozicion dhe qëndrim i shefave të vendeve anëtare të BE-së, siç ishte shprehur nga Këshilli i Evropës, se gjatë vitit 2019 dhe sipas të gjitha gjasave në tetor, do të fillojë procesi inkuadrues, sepse fqinji i përmbushë kriteret dhe reformat e nevojshme. E dini, fillimi i procesit inkaudrues gjithsesi nuk do të thotë anëtarësim. Ka rrugë të gjatë, shumë reforma dhe shumë kapituj për t’u hapur”, thotë Tsipras.

Në intervistë për ERT3, me seli në Selanik, kryeministri grek foli edhe për Marrëveshjen e Prespës, tha se zgjidhja e emrit me fqinjin verior e rriti kredibilitetin e Greqisë dhe shfaqi shpresë se “edhe qytetari i fundit grek që shihte në mënyrë skeptike dhe shqetësuese ndaj Marrëveshjes apo ishte kundër saj, tani fillon të kuptojë se sa kjo marrëveshje ishte e rëndësishme për interesat nacionale të Greqisë.

Këtë qëndrim të tij, Cipras e mbështeti me argumentin se nëse nuk do të ekzistonte marrëveshja, hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut do ta monitoronin F16 turq dhe nuk do të kishte F16 turq vetëm në Detin Egje, por edhe në kufirin verior.

Paralelisht, kryeministri grek foli edhe për “hipokrizinë e madhe të forcave politike” në Greqi, të cilat ishin kundër Marrëveshjes së Prespës.