Tsipras vendos për herë të parë krevatë në publik! A është kravata e Zaevit

Kryeministri grek Alexis Tsipras, u shfaq pranë një numri deputetësh e ministrash këtë të premte për të shënuar atë që ai e quajti “fundi i epokës së memorandumit”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë ai kishte vendosur një kravatë.

Marketing

Tsipras foli për një sërë arritjesh të qeverisë së tij që nga janari i vitit 2015 kur mori pushtetin, dhe nga gushti i po atij viti, kur ra dakord për një shpëtim të tretë pas disa muaj bisedimesh me kreditorët.

Tsipras tha se borxhi i Greqisë tashmë ishte i qëndrueshëm dhe se qeveria greke tani do të marrë vendime për vendin, në vend që të përmbushë kërkesat e kreditorëve duke u shprehur se “përmbushëm objektivat fiskale”.

Tsipras kishte premtuar se do të vinte një kravatë vetëm kur vendi të lehtësohej nga borxhet. Disa raportime të shtypit thanë se kravata e kuqe, me të cilën Tsipras u pa sot, ishte e dhuruar nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, një javë më parë.

Disa orë më parë ministrat e financës së Eurozonës aprovuan një sërë masash afatmesme që janë vendosur për diskutim prej muajsh. /tv21/