“T’u jap vëllai një kafe, pa i rënë njeriu në qafë!” Ç’ ndodhi këtë fundjavë në rrugët e Tiranës

Ashtu si çdo fundjavë policia e shtetit ka vijuar me shtimin e kontrolleve rrugore për parandalimin e personave që shkelin rregullat e qarkullimit apo drejtojnë mjetet në gjëndje të dehur.

Marketing

Edhe këtë fundjavë rastet kanë qenë të shumta. Një qytetar, i kapur në shkelje të semaforit është ndaluar nga policia. I riu ka tentuar të korruptojë oficerin e policisë duke i thënë se mund t’i jepte “një kafe të mirë”.

Biseda me punonjësin e policisë:

Shoferi:T’u japë vëllai një kafe të mirë?

Polici: Urdhëro?

Shoferi:T’u japë vëllai një kafe të mirë, pa marrë në telefon.

Polici: Pse do të më japësh kafe?

Shoferi: Që të iki vëllai jot, mos të lodhesh më këtë punë. Pa i rënë njeriu në qafë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë
Ne vijim të kontrolleve parandaluese dhe mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, këtë fundjave u fokusuan tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, kontrollin ie nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.
Në funksion të këtyre kontrolleve përgjatë fundjavës, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë :
• Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
• Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.
• Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Rastet e Mitëdhënies:
Në rrugën “Xhorxh W. Bush” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E.A vjeç 28, pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l ku gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e penalizimit, drejtuesi i mjetit i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 1000 leke.
Në rrugën “Konferenca e Pezës”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për vepren penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojne funksione publike, shtetasi me iniciale A.B vjeç 36, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë me prerje 2000 lekë.
Në rrugen “Abdi Toptani”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, shtetasi me iniciale A.S vjeç 25, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/l, dhe me qëllim shmangien e penalizimit u ofroi punonjësve të policisë një shumë prej 3000 lekësh

 

Marketing