Tuberkulozi kalon në duart e internistëve

Në vend të pneumatologëve, shërimi i tuberkulozit do të kalojë në duart e specialistëve internist, pulmologëve apo specialistëve që janë pjesë e zinxhirit të sëmundjeve të mushkërive. Kjo për shkak të pensionimit të pneumatologëve specialistë po edhe për shkak të mbylljes së degëve së specializimit në këtë fushë. Drejtori i Institutit të Sëmundjeve të Mushkërivë, Arben Llabënishta thotë se po diskutojnë se cilët nga specialistët do të marrin përgjegjësinë për shërimin e kësaj sëmundje.

Marketing

“Fatkeqësisht viteve të fundit përballemi me shqetësime që kanë të bëjnë me organizimin e kuadrove, sepse fatkeqësisht kemi një mungesë të specialistëve që do të merren me tuberkulozen. Në veçanti pneumatologët, me një rënie natyrale me daljen në pension, po i lënë të zbrazëta dispanseritë, problem i cili pas një periudhe relativisht të shkurtër kohore do të kërkojë zgjidhje. Problematika është se ne duhet të diskutojmë se cili do të jetë ai profil mjekësh të cilët do të futen në vetë rrjetin e mjekimit të tuberkulozit”, tha Arben Llabënishta, Drejtor i Institutit të Sëmundjeve të mushkërive

Gjatë vitit 2018, në vend janë regjistruar 217 raste të të prekurve nga tuberkulozi, ndërsa në vitin 2017 numri i rasteve që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje është 13. Të dhënave dhe masat e reja për trajtimin e kësaj sëmundjeje janë publikuar me rastin e shënimit të ditës botërore të Tuberkulozit./Alsat/