Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, pretendon të jetë i pavetëdijshëm për një udhëtim të papritur të Neymar drejt Torinos.
Sipas raporteve në Itali, ylli brazilian ka qëndruar për pak kohë në Torino në ditëlindjen e bashkëvendësit të tij, Douglas Costa.
Udhëtimi i Neymar jashtë Francës vjen në kohën e kthimit të tij nga lëndimi, ku kishte munguar për tre muaj,
Thomas Tuchel, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë udhëtim, por ka shtuar se lojtari është stërvitur rregullisht si lojtarët e tjerë.
“Unë nuk e di për këtë”, u tha Tuchel gazetarëve kur u pyet për udhëtimin e Neymar drejt Torinos.
“Unë nuk jam babai i tij, as policia, e as një detektiv”.
“Unë jam trajneri kryesor dhe ai stërvitur dje dhe sot me ne”./Lajmi.net/