Tuchel konfirmon: Neymar largohet vetëm në këtë mënyrë

Thomas Tuchel ka pranuar që Paris Saint-Germainit i mungoi Neymar në humbjen e tyre shokuese ndaj Rennes dhe braziliani nuk do të largohet përveç nëse është sjellet një zëvendësim adekuat.

Marketing

Mungesa e Neymar nga skuadra e PSG vazhdoi të dielën pasi kampionët e Ligue 1 humben 2-1 ndaj Rennes në ndeshjen e parë për edicionin e ri.

Sulmuesi 27-vjeçar është duke u rikuperuar nga një dëmtim i këmbës që e ka lënë jashtë fushave që nga fillimi i qershorit, ndërsa spekulimet ende e lidhin me një kalim te Barcelona apo Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Pasi e pa skuadrën e tij teksa vuante në ‘Roazhon Park’, sidoqoftë, trajneri kryesor Tuchel qëndroi i vendosur se PSG duhet të mbajë lojtarin.

“Ai nuk do të largohet pa gjetur një zëvendësim, nuk është e mundur,” tha Tuchel në konferencën e tij të shtypit pas ndeshjes. “Është e qartë – nëse ai qëndron, ne do të kemi një lojtar që do të na ndihmojë të fitojmë”.

“Neve na mungonte kapaciteti për përshpejtim. Kishte situata të vogla kur hapësira u hap, por ne nuk ishim vendimtarë”, tha ai.