Mediat angleze raportojnë se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dhe bashkëshortja e tij, Sissi, po shkurorëzohen pas martesës 13 vjeçare.
Gruaja e 48-vjeçarit në javën e kaluar ka bërë kërkesë për shkurorëzim, ndërsa çifti kanë qenë të martuar nga viti 2009 dhe janë prindër të dy vajzave, Emma dhe Kim.
“Sissi dhe Thomas janë përpjekur ta shmangin divorcin, mirëpo në fund nuk kishte mënyrë tjetër”, ka thënë një burim për Daily Mail.
Për të qëndruar pranë fëmijëve dhe për pasur të drejtën e një pjesë të pasurisë pas shkurorëzimit eventual, Sissi para disa vitesh e la punën si gazetare në Suddeutsche Zeitung.