Tuchel: Nuk jam i lumtur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve

14:28 | 26 Prill 2021

Marketing

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur në konferencën për media para neshjes me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Thomas Tuchel nuk është shprehur i kënaqur me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Tuchel u pyet në konferencën për shtyp për formatin e ri, ku gjermani theksoi se kjo është lënë në hije nga krijimi i Superligës, por ai nuk është i lumtur me formatin e ri, sepse UEFA po i shton ndeshjet dhe kalendari është bërë problem për klubet.

“Nuk e di nëse më pëlqen, sepse shoh vetëm më shumë ndeshje nga ky format dhe më shumë ndeshje për ne do të thotë më shumë lodhje dhe kalendar më të ngjeshur për klube”, tha ai.

“Por, tani lajmet për Superligën kanë lënë në hije formatin e ri të Ligës së Kampionëve. A kanë folur me ndonjë lojtar? A kanë folur me ndonjë trajner? Jo, se besoj! Ata nuk kanë pyetur askënd, ne kemi tani shumë kompeticione dhe shumë ndeshje, kjo do të thotë që nuk do të ketë kualitet”, tha Tuchel.

“Jo nuk jam i lumtur me këtë format, do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë lodhje për klubet, si do të mund t’i përballojmë të gjitha?!”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/