Thomas Tuchel ka nisur punën si trajner i Kombëtares së Anglisë qysh nga data 1 janar i vitit të ri 2025.
Trajneri gjerman gjatë këtij vikendi do jetë i zënë duke shikuar ndeshje të Premier League, shkruan Indeksonline
Mësohet se ish-trajneri i PSG-së, Chelseat dhe Bayern Munchen do jetë i pranishëm në dy ndeshjet e këtij vikendi.
Fillimisht në ndeshjen Tottenham – Newcastle, që zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 dhe Liverpool – Manchester United, që zhvillohet të dielen nga ora 17:30.
Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare dhe debutuese për trajnerin Tuchel me “Tre Luanët” do jetë në muajin mars ndaj Shqipërisë.