E ardhmja e Neymar është pika kryesore e bisedimeve në Paris Saint-Germain tani, por Thomas Tuchel është duke qëndruar i qetë.
Trajneri foli për spekulimet që lidhin brazilianin me një largim nga kryeqyteti francez të shtunën dhe zbuloi që lojtari mund të qëndrojë në PSG.
“Nuk ka zgjidhje tani, por marrëdhënia jonë është e njëjtë sepse është një gjë midis tij dhe klubit,” tha ai në një konferencë për shtyp.
“Nëse nuk ka zgjidhje, ai do të mbetet me ne”.
“Ai ka tre vjet në kontratën e tij”.
”Kur mendoj për një ekip të fortë mendoj për një ekip me Neymar”, u shpreh Tuchel.