Tuna dhe Dafina sërisht shoqe të ngushta

Prej kohësh Dafina Zeqiri ka njoftuar se ka përgatitur një album të ri, të cilin fansat po e presin me padurim prej muajsh.

Marketing

Ajo ka zbuluar çdo detaj për albumin e saj, duke përfshirë të gjithë titujt e këngëve dhe duetet që ka realizuar për të. Mes tyre bie në sy fakti se Dafina do të sjellë edhe një bashkëpunim me Tunën. Kjo është hera e parë që këngëtaret bashkojnë sërish forcat pas armiqësisë së tyre që zgjati për disa vite.

Për këtë projekt, këngëtaret kanë dhe disa fjalë për njëra-tjetrën.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tuna në një postim të fundit të publikuar në InstaStory.

Menjëherë pas këtij postimi, Dafi nuk ka ngurrur dhe e ka publikuar në rrjetin e saj social dhe po ashtu i ka dedikuar disa fjalë Tunës.

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim tonin. Të dua përgjithmonë”, iu përgjigj Dafina.

Kënga e re e artisteve do të mbajë titullin “Sunny Hill”, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të publikohet. Më herët Tuna dhe Dafina kanë bashkëpunuar me reperin 2po2 për hitin e famshëm të vitit 2010-të, “Vibe”.