Tuna ekspozon format e tonifikuara të trupit nga pushimet luksoze në Zanzibar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Afrikë.

Marketing

Ajo ka zgjedhur ishullin e famshëm afrikan Zanzibar, për të kaluar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.

Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi atraktive nga pushimet.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Mes të tjerash, ajo shfaqet e veshur me fustan veror transparent, duke vënë në pah të pasmet e saj, gjatë pushimit në një nga resortet luksoze të Zanzibarit.

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artistja shkupjane ka bërë të ditur se ndodhet atje e shoqëruar nga fëmijët e saj.

Kjo nuk është hera e parë për Tunën që viziton Afrikën, pasi në vitin 2019 ajo kishte xhiruar një klip në atë kontinent.

Bëhet fjalë për këngën e saj shumë të pëlqyer nga publiku, “Amoni”, e cila është një krijim i Armend Regjepagiqit dhe Aida Barakut. /Telegrafi/

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

 

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

 

Foto: Tuna Sejdi/Instagram

 

Foto: Tuna Sejdi/Instagram