Tuna ironizon keq kolegët e saj për urimet për Festën e Flamurit

Festa e Flamurit po vazhdon akoma edhe në mbrëmje me organizime të shumta kudo ku ka shqiptar ndërsa atmosfera patriotike u shfaq edhe në rrjete sociale.

Marketing

Ditën e sotme Instagram-i dhe Facebook-u ishte i tëri kuq e zi.

Kësaj vale urimesh e festimesh iu bashkuan edhe një numër shumë i madh i të famshmëve.

Disa publikuan këngë e të tjerë të paktën një fotografi me veshje apo simbole me motive patriotike.

Por në mesin e atyre që këtë ditë e kaluan normal si çdo ditë tjetër ishte Tuna Sejdiu.

Artistja nga Shkupi nuk bëri ndonjë urim madje ka ironizuar me të famshmit dhe kolegët e saj.

“Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini”, ka shkruar Tuna sipër një fotografie të atdhetarit të madh nga Kosova, Isa Boletini.

Marketing