Tuna pas kthimit nga Siria: U ktheva e riformësuar, jam një tjetër

Këngëtarja shqiptare Altuna Sjediu- Tuna së fundmi iu ka dalë në ndihmë fëmijëve me nevojë në Siri duke iu bashkuar organizatës “For Children Smile” me seli në Zvicër.

Marketing

Ajo ka publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale duke treguar për vizitën e saj në Siri, shkruan Indeksonline.

Pas disa ditëve qëndrimi, ajo është rikthyer, duke shkruar se ky udhëtimi ka qenë më emotiv në jetën e saj.

Ajo gjithashtu shtoi se është rikthyer e formësuar dhe do të jap kontribut që djemtë e saj të rritën në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh.

Më poshtë postimi i plotë:

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime…

Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë.”.