Tuna Sejdiu ka nisur një rrugëtim të ri duke u bërë pjesë e një organizate që ka të bëjë me humanizmin.
Organizata zvicerane “For Children Smile” ndihmon fëmijët me nevojë, atyre të sëmurë e po ashtu edhe të prekur nga luftërat.
Sipas raportimeve, artistja shqiptare do të bëjë një udhëtim disa ditor në Siri, ku do të takojë fëmijët me nevojë në vendin e shkatërruar nga lufta.
Dëshira për të ndihmuar fëmijët në nevojë padyshim vjen pasi këngëtarja ka provuar vet ndjenjën e të bërit nënë.
Tuna është nënë e dy djemve Tian dhe Zen nga martesa me Patris Berishën, me të cilin së fundmi u fol se janë ribashkuar por nga vet çifti nuk ka pasur ndonjë konfirmim.