Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dëshiron të blejë një avion. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë së aviacionit Tomisllav Tuntev në një intervistë për “Gazeta e Pavarur”.
Ai ka thënë se avioni i tanishëm ka më tepër mungesa, ndërsa ka pasur ankesa edhe nga kryeministri.
Por para për avionin e ri nuk ka në buxhet e as që do të ketë me rebalancin e ri.
Përndryshe avioni i tanishëm i qeverisë është blerë në vitin 2005. Një nga opsionet është që të shitet dhe të blihet një i ri.
Sipas parashikimeve avioni i ri do të kushtonte nga 15 deri në 20 milionë euro, por kjo sipas Tuntev do të ishte një investimi qëlluar nëse përllogariten çmimet e fluturimeve komerciale, rritjen e nevojës për udhëtime për shkak proceseve integruese.