Tupançeski dhe Nuhiu për vizitë pune në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing

Nga Ministria njoftojnë se ata do të realizojnë takime me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja dhe me Vasil Stejroskin, kryetar i Aleancës maqedonase për integrim evropian.

Qëllimi i vizitës, thuhet në kumtesë, është fillimi i negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE dhe reformat në sistemin gjyqësor të dy vendeve.