Tupançeski: Integriteti është një nga mekanizmat më efektivë për parandalimin e korrupsionit

Integriteti është një prej mekanizmave më efektivë për parandalimin e korrupsionit dhe është me rëndësi të madhe për kryerjen e funksionit të gjykatësve, veçanërisht për shkak të asaj që sjellja e gjykatësit duhet ta riafirmojë besimin e qytetarëve në gjyqësor, tha në paraqitjen e tij, ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski në konferencën rajonale në nivel të lartë e cila mbahet në qytetin kroat Shibenik në temën “Kultura e integritetit – përforcimi i masave antikorrupsion”.

Marketing

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Tupançevski foli për rëndësinë e kulturës së integritetit, vlerësim të rreziqeve nga korrupsioni, mbrojtja e informatorëve dhe menaxhimi me cilësinë si mjete dhe standarde të reja kundër korrupsionit të cilat njëkohësisht përfaqësojnë ndërtim të formave ekzistuese dhe mekanizmave në këtë sferë.

Të pranishmit në konferencë ishin informuar edhe për aktivitetet të cilat i ndërmerr Ministria e Drejtësisë në pjesën e agjendës legjislative, si dhe për zbatimin e dokumenteve strategjike të cilat janë me rëndësi të madhe për parandalimin e korrupsionit dhe vendosjen e integritetit institucional i cili mundëson që të eliminohen mundësitë për paraqitjen e formave të ndryshme të korrupsionit dhe sjelljes joetike në sektorin publik.

Ministri Tupançevski mori pjesë në konferencë me ftesë të ministrit të Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë, Ivan Malenica, në të cilin kanë marrë pjesë edhe ministra të Drejtësisë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare dhe shoqata të cilat janë të përfshira në luftën kundër korrupsionit