Secili që vlerëson se në ndonjë tekst ose në ndonjë vend tjetër ka elemente të fjalës së urrejtjes, mund të ngrit padi penale, por vetëm institucionet e shtetit tone janë ato që duhet të vendosin për këtë çështje, thotë ministri i Drejtësisë.
“Ne kemi legjislaturë tonë kombëtare, ku saktë e kemi definuar termin gjuhë të urrejtjes. Kjo do të thotë se nëse ka shkelje të asaj që quhet e drejtë pozitive, atëherë do të flasim pr fjalë të urrejtjes pa elemente ose segmente shtesë. Definicioni i jonë për fjalë të urrejtes që paraqet vepër predikative për disa forma më të vështira të veprave penale është pozicionuar në bazë të standardeve mirë të konfirmuara evropiane, ashtu që pa marrë parasysh gjendjet konkrete, marrëveshja bilaterale është mjaft abstrakte në atë fushë, megjithatë ne kemi rregullative kombëtare dhe nëse i përmbahemi asaj, praktikisht do të arrijmë edhe deri te qëllimi i dëshiruar se fjalën e urrejtjes jo çdoherë duhet ta lidhim me Bullgarinë, por t’i japim pak kuptim të gjerë”, thotë Tupançevski.
Ai thekson se ndryshimi më i ri i Kodit penal në nenin 426, i cili ka të bëjë me shkaktimin e urrejtjes, ndarjes ose jotolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare e tjerë diskriminatore, nuk mund të lidhet me protokollin bilateral, që para do kohe e kemi nënshkruar me Bullgarinë.
“Praktikisht nuk ka kurrfarë kontinuiteti ose ndonjë konekcion mes ndryshimeve dhe plotësimeve, respektivisht Kodit të ri penal dhe versionit tij të parë në shtetin tonë. Dy vite e gjysë, respektivisht tre, punohej në këtë draft version të parë, që gjendet në ENER sistemin dhe të gjitha ndryshimet, plotësimet e Kodit aktual penal janë bërë në bazë të standardeve tjera që nuk janë të lidhura me gjendjet aktuale”, thotë ministri Tupançevski./REL