Tupurainen: Fillimi i negociatave krucial edhe për BE-në

Finlanda dhe Irlanda përkrahin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian dhe fillimin e menjëhershëm të negociatave. Sipas ministrave për çështje evropiane të vendeve përkatëse, Tupurainen dhe Birns, propozimi francez është një mundësi e mirë për vendin, pasi mundëson tejkalimin e kontestit me Bullgarinë duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Marketing

“Kam kënaqësinë të dëgjoj se ka zhvillime positive, të cilat i komentuam bashkë. Ne përkrahim çdo përpjekje për të gjetur zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Fillimi i negociatev nuk është krucial vetëm për shtet e prekura por gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për kredibilitetin e Unionin Evropian dhe politikës së zgjerimin, kuptohet kjo është çështje paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor kështuqë është çështje europiane.” – tha Titi Tupurainen, ministër për Çështje Europiane e Finlandës.

Birns: Gjuha juaj dhe indetiteti janë mbrojtur në propozim

“Ne dijmë se gjuha juaj dhe indetiteti janë mbrojtur në atë që është propozuar dhe e di se ai do të përkrahet nga vendet anëtare të Unionit Evropian. Ne e dijmë se çështje bilateral historike nuk janë pjesë e kornizës negocuese por gjithashtu e dijmë, nga perspektiva irlandeze se çështjet dypalëshe u adresuan më mirë brenda Unionit Evropian. Gjithashtu e di se çështjet kushtetuese nuk e pengojnë hapjen e negociatave.”- u shpreh Tomas Birns, ministër për Çështje Europiane i Irlandës.

Mariçiç: Mundësi historike për fillimin e negociatave

Vendi ndodhet para një mundësie historike për të filluar bisedimet qasëse në Union konsideron zëv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç.

“Pas një maratone 18 vjeçare, për fillimin e negociatave me Unionin Evropian, RMV ka mundësi historike për fillimin e negociatave pa anulime shtesë, me gjuhën dhe identitetin maqedonas. të mbrojtur. Në tryeze kemi propozim me tëcilin kemi mundësi të vërtetë të bëhemi vend anëtar I plotëfuqishëm, si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.” – deklaroi zëv/kryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiç.

Veç propozimit francez dhe dialogut me Bullgarinë, në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet në rajon si dhe mundësia e avancimit të bashkëpunimit bilateral me vendet respektive.

Pas vizitës në Shkup, Tupurainen dhe Birns do të vizitojnë Shqipërinë, e cila në procesin integrues është në pako me RMV-në.