Tupurainen: Të vazhdojë lufta kundër korrupsionit

Finlanda, vendi që drejton presidencën e Këshillit Evripian zotohet se do të bëjë gjithçka që Maqedonia e Veriut në tetor të marrë vendim pozitiv për fillim të negociatave. Këtë e deklaroi ministrja për punë evropiane Tyti Tupurainen gjatë vizitës zyrtare të zv.kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani në Helsinki. Megjithatë, ajo kërkoi arritjen e disa kritereve duke theksuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e së drejtës. Në pyetjen se sa rasti i fundit “Reket” mund të ndikojë në procesin e integrimit.

Marketing

Unë shpresoj që nuk do të pengojë procesin. Konsideroj se ky është një test për sistemin gjyqësor në Maqedoni. Sundimi i ligjit nuk përfaqëson individë por institucionet. Maqedonia e Veriut ka bërë progres të rëndësishëm, ne insistojmë në hetime të thella dhe të bëhet gjithçka deri në zbardhjen e tij- deklaroi ministrja për punë evropiane Tyti Tupurainen.

Osmani nga ana tjetër u zotua se vendi ka kapacitet për zbardhjen e rasteve të tilla duke shtuar se institucionet kompetente bëjnë punën e tyre në zbardhjen e rastit.

Më lejoni të them se jam të them se jam i vetëdijshëm se zhvillimet e fundit me publikimin me rastin i cili ve në duke obstruksionet e rënda të korrupsionit në gjyqësor dëmtojnë progresin e përgjithshëm të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jemi të vetëdijshëm se sundimi i ligjit është fondamental jo vetëm për përparimin e vendit në integrime por edhe në stabilitetin e vetë vendit tonë- tha Buja Osmani.

Osmani gjatë vizitës dyditore në Helsinki takoi edhe përfaqësues të Komitetit të Madh në Parlamentin finlandez, nënsektetarin shtetëror për punë të Jashtme dhe politikat e sigurisë dhe përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë.

Finlanda mori presidencën e Bashkimit Evropian ne korrik te këtij viti dhe do te udhëheq me te për gjashte muaj, konkretisht deri ne dhjetor. Gjate kësaj periudhe vendi kryeson me Këshillin Evropian i cili merr vendimin eventual për fillimin zyrtar te negociatave. Përshtypja nga takimet ne Helsinki ishte kryesisht pozitive.

Finlanda mbeshtet edhe fillimin e negociatave me Shqipërinë duke e konsideruar zgjerimin si të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Vendet anëtare të BE-së do të diskutojnë përsëri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në tetor, disa javë pasi Bundestagu gjerman të ketë marrë qëndrim, gjë të cilin nuk arriti ta bëjë para qershorit.

Marketing