Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar për turizëm nga ana e shtetasve turq. Këtë e bëjnë të ditur statistikat zyrtare për muajin shkurt 2024.

Marketing

Pos turqëve që gjatë shkurtit ishin 5104 turistë, në vend të dytë për nga numri i madh i turistëve vijnë shtetasit e Serbisë me 3448 turistë. Në vendin e tretë janë grekët me 2679 turistë, më pas bullgarët 1621, Shqipëria me 1551, Gjermania me 1424 dhe më pas nga Kosova ishin 1346 turistë.

Nga raportimet e disa mediave maqedonase nuk përmendet aspak Kosova, edhe pse ajo në listën e shtatë vendeve që qytetarët e saj vijnë për pushime në Maqedoninë e Veriut, për të kaluar një fundjavë.

më shumë tabela e Entit të Statistikave KËTU

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, numri i turistëve në shkurt ka qenë 44.224, prej të cilëve 39% vendor dhe 61 % të huaj.