Një turist që ka ardhur në Kosovë është befasuar me madhësinë e hamburgerëve dhe çmimin e tyre.
Ai tha se kjo është edhe një arsye më shumë për ta dashur Kosovës, njofton Klan Kosova.
The Avant-Garde Traveller është profili i tij në Twitter që bën postime nga vendet që viziton. Ai ka bërë një udhëtim me autobus nga Berlini që i ka zgjatur 28 orë.
Pasi ka vizituar nobeliskun “Newborn” në Prishtinë, turisti vendosi që ta vizitojë edhe Prizrenin.
“Në Kosovë e hëngra hamburgerin më të madh që kam ngrënë kohët e fundit dhe më kushtoi 1 euro”, ka shkruar në Twitter ai.