Turizmi “fundos” monedhën Euro

Monedha europiane Euro ka shënuar rekordin më të ulët historik të këmbimit në tregun valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro u këmbye këtë të hënë me 102.36 lekë, në rënie me 0.99 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Ndërsa në bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie prej 12.7%.

Kjo trajektore rënëse e Euros filloi që në fillim të tremujorit të dytë, ndërsa ardhja e sezonit turistik po e zhyt gjithnjë e më shumë në rënie monedhën europiane dhe po forcon Lekun.

Marketing

Sipas ekspertëve kjo fundosje e Euros vjen edhe si pasojë e numrit rekord të turistëve të huaj dhe të flukseve valutore hyrëse po nga turizmi. Këto prurje të shumta valutore janë faktori kryesor që po ndikon në zhvlerësimin e shpejtë dhe të paprecedentë të kësaj monedhe.

Nga ana tjetër përveç turizmit, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja.

Ndërkohë edhe monedhat e tjera si Dollari Amerikan apo Paundi Britanik janë dobësuar ndjeshëm në tregun valutor sipas Bankës së Shqipërisë./