Turizmi në bregun e Ohrit dhe Strugës e arrin maksimumin

Në rivierën e Ohrit dhe Strugës kërkohet vend më tepër. Kapacitetet e akomodimit janë të plotësuara deri në maksimum, informoi kryetari i HOTAM- Kërtse Bllazehvsk.

Marketing

Kjo, siç theksohet është e mirë. Sezoni turistik e arrin kulmin e tij, ndërsa punonjësit turistik, punojnë për sezon më të mirë.

“Hotelet janë të stërmbushura, kërkohet shtrat plus edhe tek ofruesit privat të banesave. Nga ajo që jam i informuar nga terreni, në bregun e Ohrit dhe Strugës, nuk ka vende të lira”, deklaroi Bllazhevski për MIA-n.

Çdo vit maksimumi turistik është rreth 2 gushtit, respektivisht fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit, ndërsa shkak për këtë, është oferta e pasur kulturore dhe argëtuese.

Aranzhmanet janë të plotësuara edhe në bregun e Liqenit të Prespës dhe të Dojranit, ndërsa Bllazheski i ftoi turistët vendas dhe të huaj ta vizitojnë Maqedoninë dhe t’i shohin bukuritë që i posedon.

Krahas turistëve nga vendi, këtë vit jemi bërë edhe destinacioni më tërheqës për holandezët, por nuk mungojnë as mysafirët nga fqinjësia, Polona, Belgjika, Turqia…

Marketing