Këtë vit, nga turizmi Maqedonia pret të ardhura prej rreth 20 milion eurosh. Numri i turistëve do të arrijë në 1.2 milion. Këto janë numrat me të cilat operon Agjencia për Mbështetjen e Turizmit. Më të shumtë janë turistët nga Turqia, vijojnë ato nga rajoni, dhe më shpesh vijnë edhe ato nga Polonia. Për vitin që vjen, fokusi do të jetë tërheqja e mysafirëve nga Rumania, Gjermania dhe Spanja. Nga Agjencia bëjnë thirrje për më shumë vëmendje ndaj mjedisit sepse deponitë e paligjshme dhe mbeturinat e shpërndara lënë një pamje të keqe me të cilën turistët e huaj vijnë dhe shkojnë nga vendi.
“Ne do të bëjmë gjithçka së bashku, duke filluar nga vetja, t’i pastrojmë oborret tona dhe të fillojmë një edukim më të gjerë, të paktën në sektorin e turizmit, kur bëhet fjalë zgjedhja e mbeturinave si dhe trajtimi i tij më i mirë. Çdo mbeturinë e hedhur në fakt është një para e hedhur”, tha Ljupço Janevski.