Turkish dhe Qatar kërkojnë të rrisin fluturimet, problem mbetet Europa

Tre linja kryesore ajrore ndërkombëtare: Qatar Airways, Turkish Airlines dhe Korean Airlines synojnë të rrisin numrin e fluturimeve në qershor. Vendimi është marrë duke parashikuar që qeveritë do të kontrollojnë koronavirusin dhe do të lehtësojnë kufizimet dhe ndalimet e udhëtimit.

Marketing

Qatar Airways do të fluturojë në 80 destinacione nga qershori.

Korean Airlines do të fluturojë në 146 destinacione çdo javë dhe udhëtimet ndërkombëtare do të rriten në qershor nga 13 në 32.

Turkish Airlines janë optimistë se do rifillojnë fluturimet në qershor, pasi më parë të gjitha fluturimet u ndaluan plotësisht. Turkish Airlines pritet të fluturojë në 22 destinacione. Kjo do të rritet në 103 destinacione në korrik dhe 160 në gusht.

Teksa në Kinë po mundohen shumë për t’a vënë virusin nën kontroll në të gjitha rajonet, Kina Lindore planifikon të rifillojë 70-80% të fluturimeve vendase deri në fund të qershorit.

Koreja, duke pasur një rrjet më të vogël vendas, mbështetet shumë në udhëtimet ndërkombëtare. Edhe duke planifikuar një rritje të fluturimeve në qershor, ky numër përfaqëson vetëm 20% të numrit të përgjithshëm të fluturimeve të Korean Airlines, në periudhë normale.

Korean, Turkish dhe Qatar duhen të jenë “miq” me një numër shtetesh për të rifilluar punën e tyre. Përveç kësaj linjat ajrore gjithashtu varen nga rajonet që kanë ose nuk kanë kufizime udhëtimi.

Korean Airlines varet nga SHBA për pjesën më të madhe të biznesit ndërsa Turkish dhe Qatar varen nga Europa. Disa vende europiane njoftuan pak udhëtime verore, në prani të masave paraprake. Qatar gjithashtu ka një rrjet të gjerë me destinacion Australinë, që paralajmëroi se mund të mos ketë një udhëtim ndërkombëtar deri në fund të vitit.