23/12/2024
Ballina Lajme Shqipëri Turku dhe shqiptari skemë për të vjedhur “Audin” 200 mijë euro, ja...

Turku dhe shqiptari skemë për të vjedhur “Audin” 200 mijë euro, ja çfarë i tradhtoi

Elvis Kosova, 38 vjeç dhe Yucehan Er, 39 vjeç banues në Gjermani janë arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, Kosova dhe Er bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e një “Audi” me vlerë 200 mijë euro, makinë të cilën e kishin marrë me qira në Gjermani, me qëllim përfitimin.

Shtetasi turk Yucehan Er, ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro.

Mësohet se edhe pse shtetasi turk ka bërë kallëzim sikur ia kanë vjedhur automjetin në një hotel në Tiranë, automjeti ka qenë në Bërzhitë dhe më pas është dërguar në Prush.

Edhe pse ia kanë hequr GPS makinës, Audi ka pasur një GPS të dytë, për të cilin shtetasi turk dhe Elvis Kosova nuk kanë qenë në dijeni.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Marketing

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, policia thote se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në kërkim u shpall 20-vjeçari, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.

Marketing