Një shtetas turk por me origjinë shqiptare ka zgjedhur t’i rikthehet rrënjëve të tij, duke marrë pasaportën shqiptare. Tevfik Fikret Oktay ka marrë nënshtetësinë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
“Të bëhesh shqiptar në moshën 90 vjeç. Tevfik Fikret Oktay i lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara nga prindër shqiptarë ka marrë shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij, i cili kishte shërbyer si ushtarak madhor në Perandorinë Osmane”, shkruan ministri për Diasporë në Shqipëri, Pandeli Majko.
Madje, ai ka zgjedhur ta festojë këtë moment siç shihet në videon e publikuar nga deputeti Flamur Çelaj.
https://www.facebook.com/flamur.celaj.7/videos/10218255787731987/