Turneu eliminator në Shkup: Në raundin e parë fitojnë Ukraina dhe Zvicra

Përfaqësuesja U-19 e Maqedonisë humbi me rezultat 2:0 nga Ukraina në ndeshjen e xhiros së parë të turneut kualifikues grupi 7, që zhvillohet në Shkup. Ukraina dëshmoi se jo rastësisht konsiderohet favoritë në këtë turne kualifikues për Kampionatin Europian të U-19 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Irlandën Verior .

Marketing

Ukraina ishte kundërshtari më i mirë gjatë gjithë 90 minutave. Në pjesën e parë kishin disa raste të mira në portën tonë. Në minutën e 45-të, Krevsun shënoi për të kaluar Ukrainën në avantazh për 1:0.

Në fillim të pjesës së dytë,Ponomarenko rriti epërsinë e skuadrës ukrainase në 2:0. Në minutën e 75-të mbetëm me një lojtar më pak dhe humbëm të gjitha rastet për të arritur një rezultat pozitiv. Melici u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të të ndeshjes.

Në ndeshjen në Gjorçe Petrov, përfaqësuesja e Zvicrës justifikoi rolin e saj të favoritit dhe arriti të shënojë një fitore minimale ndaj Letonisë me rezultat 1:0.

Në raundin e dytë që do të zhvillohet të shtunën Maqedonia e Veriut përballet me Zvicrën në stadiumin “ Petar Milloshevski”në kampin stërvitor të FFM-së, ndërsa ndeshja tjetër Ukrainë- Letoni zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit.

Në ndeshjen e sotme që u zhvillua në kampin stërvitor të pranishëm ishin e dhe dy kryetarët e federatave Muamed Sejdini i Maqedonisë dhe Andrej Shevçenko i Ukrainës. Para fillimit të këtij takimi presidenti I FFM-së Muamed Sejdini në shenjë të respektit dhuroi fanellën me emblemën e FFM-së presidentit të Federatës së Ukrainës Andrej Shevçenko.

Marketing