Turneu i lamtumirës së Federer, aktivisti djeg veten në pistë (FOTO)

“Laver Cup”, turneu i lamtumirës së tenistit Roger Federer, ka përjetuar një incident të tmerrshëm.

Marketing

Gjatë ndeshjes mes grekut Tsitsipas dhe argjentinasit Schëartzman, një aktivist i ndryshimeve klimatike dogji krahun e tij në pistën e “O2 Arena”, në Londër, gjatë një pushimi.

I riu po protestonte kundër avionëve privatë të përdorur në Britani, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Fundi i avionëve privatë të Mbretërisë së Bashkuar”.

Një nga punonjësit e sigurimit shoi zjarrin me xhaketën e tij dhe me ndihmën e dy të tjerëve larguan personin që kishte shkaktuar incidentin.

Marketing