Policia turke sot ka arrestuar 40 ish-policë për lidhje të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndroi pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, theksuan burime të sigurisë.
Pjesëtarët e dëbuar të policisë u arrestuan në provincat Konya, Gaziantep, Kayseri, Adiyaman, Adana, Trabzon, Yozgat, Bursa dhe në kryeqytetin Ankara.
Gjithsej 50 të dyshuar, përfshirë katër shefa policie, u kërkuan si pjesë e hetimit në rrjetin klandestin të FETO-s në forcat e policisë.
Policia vazhdon kërkimin për të dyshuarit e mbetur.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afro 2.200 të plagosur.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në ushtrinë, policinë dhe gjyqësorin e Turqisë.