Turqi, do të ketë rinumërim të votave edhe në Stamboll

Komisioni zgjedhor rajonal i Stambollit sonte mori vendim për rinumërim të ri të të gjitha fletëvotimeve jovalide nga zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, që u mbajtën të dielën.

Marketing

Vendimi i sotëm pasoi pasi që pas rinumërimit të fletëvotimeve në 38 qarqe zgjedhore, avantazhi i kandidatit të Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP), Ekrem Imamogllu para ish-kryeministrit Binalli Jëlldërëm nga partia qeveritare e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) u zvogëlua nga pothuajse 28.000 në mbi 19. 500 vota.

Sipas rezultateve të para jozyrtare nga zgjedhjet e publikuara të hënën, Imamogllu fitoi 4.159.650 vota, kurse Jëlldërëm- 4.131.761 vota.