Turqi, një vullnetar humb jetën derisa zjarrfikësve u dërgonte ujë

I riu që humbi jetën në një aksident gjatë zjarrit në rrethin Marmaris, në Muğla, po transportonte ujë tek zjarrfikësit si vullnetar, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Aksionet e shuarjes së zjarrit që shpërtheu dje në Şirinyer, në vendbanimin Armutalan dhe u përhap drejt vendbanimit Içmeler, po kryhen nga ajri dhe nga toka.

Şahin Akdemir, 25-vjeç, pësoi për vdekje derisa tentoi të ikë nga rajoni i përfshirë nga zjarri. Ai pësoi aksident dhe u bllokua në një rrjet zjarri. Akdemir punoi në sektorin e turizmit, ndërsa skuadrave të zjarrfikësve u dërgoi ujë me motor.

“Vazhdojmë të transportojmë ujë. Sërish do t’u transportojmë ujë zjarrfikësve. Allahu na e shkruajtë këtë në veprat tona të mira”, tha Akdemir në videon që shpërndau dje në rrjetet sociale.

Gjurmët e tymit janë të dukshme në fytyrën e tij në videon tjetër. “Zjarri ka vazhduar, ne ende po transportojmë ujë,” tha Akdemir.

Një muaj më parë, ai transportoi vullnetarisht ujin për të shuar një zjarr pyjor në Marmaris, në të cilin humbi jetën Gorkem Hasdemir.