Turqi, punëtori vret dy kolegë dhe plagos pesë të tjerë

Një punonjës në zyrën e një kleriku mysliman në Turqi ka hapur zjarr në drejtim të kolegëve të tij, para se ta kthente armën në drejtim të vetes dhe me këtë rast, ai ka dështuar ta vrasë veten.

Marketing

Në këtë incident, janë vrarëdy persona, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe të armatosurin, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

Agjencia citoi zyrtarët, të cilët thanë se sulmuesi kishte probleme psikike.

Raportohet se gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve është e rëndë.