Turqi, rritet në 62 numri i të vdekurve nga tërmeti, njoftoi AFAD, raporton Anadollu Agency.
Të paktën 920 njerëz u lënduan gjithashtu në tërmetin me magnitudë 6,6 ballë që goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.
“Ne jemi të vendosur të shërojmë plagët e vëllezërve dhe motrave tona në Izmir, të cilët janë prekur nga tërmeti, para se të fillojë moti i ftohtë dhe shirat”, tha Erdoğan gjatë një takimi të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në provincën e Samsunit.
Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë. 702 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa tetë persona gjenden në repartet e kujdesit intensiv.