Turqi: Shërohen 80% e të prekurve me Kovid-19

Sot Turqia konfirmoi mbi 1.922 raste të pacientëve të ri të shëruar nga Covid-19, teksa në nivel vendi janë shëruar 80% e pacientëve, sipas ministrit të shëndetësisë.

Marketing

Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga sëmundja ka arritur në 135,322, tha Fahrettin Koca në Twitter.

“Shumica e pacientëve që testuan pozitivisht u shëruan nga sëmundja pa simptoma dhe në shtëpi. Një total prej 41 pacientësh janë dërguar në spitale për shkak të COVID-19 në të gjitha 81 provincat,” shtoi ai.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 21 vdekje të reja, duke e quar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4,669.

Në total 35.846 teste janë bërë në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm në më shumë se 2.3 milionë testime.

Sipas rezultateve të testit, numri i përgjithshëm i rasteve të COVID-19 në Turqi arriti në 169,218 me 878 raste të reja.

Aktualisht, rreth 264 pacientë janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv, treguan të dhënat e ministrisë.

Kujtojmë se nga shfaqja e parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 188 vende dhe rajone.

SHBA, Brazili, Rusia dhe disa vende evropiane janë aktualisht goditja më e fortë në botë.

Pandemia ka marrë jetën e rreth 396,000 njerëzve në të gjithë botën, teksa më shumë se 6.78 milionë raste janë të konfirmuara dhe rreth 2.7 milionë pacientë shëruar sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” i SH.B.A.-së.