Turqia bën gati modelin e ri ekonomik pas rënies rekorde të lirës

Qeveria turke ka thënë se do të paraqesë një “model të ri ekonomik” pasi monedha ra në një nivel të ri record, në kulmin e një përplasjeje mes Ankarasë dhe Uashingtonit, që ka në qendër fatin e një prifti evangjelist, mbajtur nën arrest në Turqi me akuza për terrorizëm.

Marketing

Lira, e cila ra rreth 30 përqind që nga fillimi i vitit, shkoi në 5.47 për një dollar.

Rënia e monedhës pasoi lajmin se një takim i nivelit të lartë në Uashington mes një delegacioni turk dhe administratës amerikane, me qëllim uljen e tensioneve Shteteve të Bashkuara, përfundoi pa ndonjë rezultat.

Për shkak priftit Brunson, Uashingtoni shqiptoi sanksione ndaj dy ministrave turq dhe paralajmëroi për mundësinë e masave shtesë. Nga ana tjetër, Ankaraja iu përgjigj me paralajmërim për ngrirjes asetesh financiare ndaj dy sekretarëve amerikanë, nëse ata do i posedonin ato në Turqi.

Rënia e lirës e ka rritur shqetësimin për pavarësinë e bankës qendrore. Erdogan kërkon që banka të mbajë norma të ulëta interesi për të stimuluar rritjen ekonomike, por ekonomistët e pavarur thonë se normat e interesit duhet të rriten për të frenuar inflacionin.

Turqia financon shumicën e rritjes ekonomike të saj nga investimet e huaja, prandaj rënia e lirës është kaq e ndjeshme. Një monedhë më e dobët redukton pagat për investitorët e huaj të cilët mund të tërheqin para dhe kështu të ndikojnë akoma dhe më shumë në rënien e lirës, gjë që mund të çojë në paqëndrueshmëri financiare.

Në këtë rast, Turqia mund të detyrohet të kërkojë ndihmë financiare nga FMN ose të kufizojë tërheqjen e parave nga vendi. E ndërsa asistenca e FMN-së është e kushtëzuar, analistët thonë se Erdogan mund të jetë më i prirur që të përpiqet për kontrollin e pastrimit të parave.

Ministri i Financave Berat Albayrak, i cili është dhëndri i Erdoganit, do të paraqesë skicat e modelit të ri ekonomik, tha ministria që ai drejton, për t’i dalë ballë kësaj situate.

Ministria thotë se inflacioni tani do të jetë deri në 16 për qind dhe se deficiti i llogarisë korrente mund të reduktohet nga 5.5 për qind e PBB-së aktuale në 4 për qind. Por në detaje edhe nuk është shpjeguar se si do të arrihet kjo.

Para rastit të priftit Brunson, Ankaraja dhe Uashingtoni janë fërkuar për një sërë çështjesh vitet apo dhe kohët e fundit. /tesheshi.com/

Marketing