Turqia dënon me 42 vjet burg liderin kurd Demirtas

Një gjykatë në Ankara ka dënuar me 42 vite burg liderin kurd Selahattin Demirtas.

Marketing

Lideri i kurdëve u shpall fajtor për shkatërrim të unitetit dhe integritetit territorial të shtetit dhe nxitje të publikut për të mos iu bindur ligjit, kjo në lidhje me një miting të organizuar nga Demirtas në vitin 2016.

I dënuar më parë për akuza të tjera, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kishte kërkuar në vitin 2018 lirimin e politikanit, ish-bashkëpresident i pro- HDP kurde.

Demirtas qëndron pas hekurave që prej vitit 2016.