Turqia dëshiron të përdor “Modelin e Kosovës” për të liberalizuar vizat

Turqia është një shtet i fuqishëm në Evropë por ende nuk i ka të liberalizuar vizat. Kjo për shkak të marrëdhënieve jo të mira me shtetin e Qipros.

Marketing

Për të kapërcyer këtë pengesë, Turqia dëshiron të përdor të ashtuquajturin planin “Modeli i Kosovës” për të liberalizuar vizat.

Turqia ende nuk është anëtarësuar në “Europol” pasi që nuk e njeh Qipron, gjë që është një nga kriteret. Në një rast të ngjashëm është edhe Kosova.

Për rastin e Kosovës, BE caktoi një përfaqësues special për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe pesë shteteve e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Zëvendës-ministri i Jashtëm Faruk Kaymakçi tha se modeli i Kosovës mund të sugjerohet në BE.
“Nëse ka vullnet ka një mënyrë.”, u shprehë ai për të përditshmen Hürriyet.

Një kriter tjetër për Turqinë për të liberalizuar vizat është lufta kundër terrorizmit.