Turqia digjitalizon qytetin 2300 vjeçar

Qyteti Antik 2.300 vjeçar Bergama, i cili është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është vendosur edhe në një platformë dixhitale ashtu siç ishte para 2.300 viteve, duke mundësuar që të vizitohet edhe nga internet.

Duke kryer studime në qytetin antik Bergama me lejen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Instituti Gjerman i Arkeologjisë hartoi një sipërfaqe prej 12.5 kilometra katrorë në një platformë dixhitale.

Zbulimet e 30 viteve të fundit në rajon u vendosën në një hartë dhe shtuan informacione mbi të gjitha strukturat arkeologjike, ku u vunë në dispozicion për përdorim online.

Hartat në faqen e internetit të institutit u publikuan në gjuhën turke, gjermane dhe angleze.

Në hartë ka shumë pika të tilla si “Oborri i kuq”, “Banja perëndimore”, “Asclepion”, “Pallati”, “Kulla”, “Guri i kuriozitetit”, “Ura”, “Banja termike”, “Ndërtesa 12 dhomëshe”,”Varrezat”, si dhe shumë informacione tjera.

Drejtori i Institutit Arkeologjik Gjerman, Prof. Dr. Felix Pirson, për AA tha se studimet e reja shërbejnë si një sistem i informacionit gjeografik.

Duke theksuar se ka pasur mangësi në informacionet e dhëna të qytetit në vitet 1970, Pirson tha se ka pasur nevojë për t’i azhurnuar hartat që përshkruanin qytetin Bergama në shekullin e III para Krishtit.

Duke theksuar se kanë bashkëpunuar me Muzeun Bergama dhe Komunën Bergama gjatë procesit të hulumtimit, që është kryer me lejen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Pirson tha se në dixhitalizimin e hartave kanë punuar arkitektët, inxhinierët, arkeologët dhe ekspertët e informatikës.

Temple of Trajan at Acropolis of Pergamon or Pergamum in Turkey. Roman period.
Marketing