Turqia e shqetësuar për hapjen e Ambasadës së Serbisë në Jerusalem

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Serbisë për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem.

Marketing

Në një komunikate të lëshuar thuhet se aneksimi i Jerusalemit nga Izraeali është kundërshtuar nga Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi tejet të shqetësuar nga vendimi i Republikës së Serbisë që të vendosë ambasadën e saj në Izrael, në Jerusalem. Aneksimi i Jerusalemit nga Izraelit është kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara”.

“Është përsëritur nga disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara se problemi i Palestinës mund të zgjidhet vetëm me pavarësimin e shtetit të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor”.

“Ne thërrasim të gjitha vendet në rezolutën e Kombëve të Bashkuara, që të respektojnë statusin legal dhe historik të Jerusalemit dhe të përmbahen nga vendimet që do të pengojnë më tej zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përcjell Klan Kosova.

Të premten po ashtu edhe Kosova dhe Izraeli njohën njëra-tjetrën.

Së shpejti pritet të vendosin edhe marrëdhenie diplomatike.

Serbia pritet ta hap ambasadën e saj në Jerusalem gjatë këtij muaji.

Komunikata e plotë:

No: 197, 5 September 2020, Press Release Regarding the Decision of Serbia to Relocate its Embassy in Israel to Jerusalem

We are deeply concerned by the decision of the Republic of Serbia to relocate its Embassy in Israel to Jerusalem.

The annexation of Jerusalem by Israel has been rejected by the international community and the United Nations (UN).

It has been repeatedly emphasized by various UN resolutions that the Palestinian conflict can only be settled through the establishment of an independent, sovereign and contiguous State of Palestine based on the 1967 borders with East Jerusalem as its capital.

Therefore, the relocation by any country of its Embassy in Israel to Jerusalem would constitute a clear violation of international law.

We call upon all countries to comply with the UN resolutions on this matter, to respect the historical and legal status of Jerusalem and to refrain from acts that would further hamper the resolution of the Israeli-Palestinian conflict.